Real Madrid ka nisur planet për merkaton e ardhshme. Do të fillohet me mbrojtjen, por nuk do të lihet pas mesfusha.
Trajneri Carlo Ancelotti është i pakënaqur me lojtarin e transferuar për 100 mln euro, Aurélien Tchouaméni. Sipas gazetës “AS”, ai do të bëhet pjesë e një operacioni merkatoja me shkëmbim.
Real Madrid ka interes ta shesë francezin te Chelsea, nëse klubi londinez pranon shitjen e mesfushorit Enzo Fernández. Ky i fundit është lojtari i preferuar i Carlo Ancelotti.
Vlera e tyre llogaritet thuajse e njëjtë, rreth 70 mln euro, kështu që asnjë klub nuk ka nevojë të shtojë disa milionë euro më shumë.