Shkoi në tualet dhe nuk u kthye më, Sarri tërbohet me yllin e Chelsea-t

22 Janar 2019
16:30
back button

Andreas Christensen nuk e ka të sigurt qëndrimin te Chelsea pasi ka tërbuar trajnerin Maurizio Sarri. 

Mbrojtësi ishte një nga zëvendësuesit e papërdorur të Chelsea-t ndaj Arsenal një sfidë e humbur 2-0 në Emirates. 

Sipas anglezes The Times, Christensen sapo kishte parë Callum Hudson-Odoi të futej në fushë në minutën e 80-të, zëvendësimi i tretë i Sarri-t, përpara se të vendoste për t'u larguar nga stoli. 

Pak më pas ai i tha kolegëve se do të shkonte në dhomat e zhveshjes për të përdorur tualetin, por nuk është kthyer më në stol. 

Christensen thuhet të mos ketë marrë leje nga asnjë prej pjesëtarëve të stafit teknik. Mendohet se Sarri-t nuk i ka pëlqyer aspak veprimi i danezit. 

Pas ndeshjes me Arsenal, italiani ka sulmuar publikisht lojtarët e tij, duke i akuzuar për mungesë dëshire dhe mentaliteti. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit