Shkon për një garë bamirësie, fituesi i Turit të Francës takim me krokodilin

24 Nëntor 2021
10:29
Telesport
back button

Çiklisti britanik Chris Froome, 4 herë fitues i Turit të Francës, ka patur një aventurë të papritur në Amerikë, ku ndodhej për një garë bamirësie. Ai ndodhej me disa miq në një garë për mbledhje fondesh në Florida.

Chris pati mundësinë të eksplorojë edhe bukuritë e këtij shteti, mes të cilave edhe zonat ku jetojnë krokodilët. Madje me njërin prej tyre pati një takim nga afër.

Froome vendosi të hyjë deri në gju në një moçal, ku ndodhej një krokodil. Për fat, ai nuk lëvizi dhe ata ishin rreth 4-5 metra larg njëri-tjetrit. Froome bëri zhurmë që aligatori të lëvizte, por kjo gjë nuk ndodhi.

Më pas, çiklisti postoi videon në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit