Shokon modelja italiane: Seksi me Costacurta më shkatërroi gjunjët!

2 Prill 2020
10:31
Alfred Lleshi
back button

Martina Colombari, (jo) shtëpiake e dëshpëruar. Shikoni karantinën e saj me Billy Costacurta, ish-futbollistin e njohur italian, djalin e saj, Achille, dhe… lepurin Gaetano. Ish-Miss Italia e mban veten në formë, edhe në kushtet e izolimit. Ajo e lëshon veten deri te soba e gatimit dhe dashuritë e saj, që ka përreth. Një “parukeri” improvizohet në familje, por jo vetëm. 

Martina Colombari e ndan me fansat e saj jetën e befasishme të këtyre ditëve. 44-vjeçarja dhe Billy Costacurta (53 vjeç) festojnë 24 vite dashuri në karantinë, me një tortë pastiçerie, ku shkruhet: “Gëzuar përvjetorin, dashuria ime”. Ajo është angazhuar, si shumë VIP-a të tjerë, në mbledhjen e fondeve për spitalet dhe ka bërë apel për të gjithë, që të qëndrojnë në shtëpi. Nuk heq dorë nga përshtatja me këtë realitet të ri, duke mos qenë në gjendje të bëjë si zakonisht. Ajo i kushtohet vetes përmes jogës dhe gjimnastikës.

Djali i saj, Achille, i “armatosur” me një makinë rroje elektrike, vepron si berber i babit Billy (ka gjithmonë një herë të parë). Pastaj ka kohë edhe për kuzhinë, ku piqen picat.

Në fund, një rrëfim disi befasues, që i lë të gjithë ndjekësit e bukuroshes italiane me gojë hapur: “Seksi me Costacurta më ka shkatërruar gjunjët”! Vërtet “bombë” mediatike, por pa e specifikuar se çfarë donte të thoshte me këtë gjë. Një intervistë, ku nuk ka kursyer asnjë detaj nga jeta e çiftit të njohur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit