Marco Verratti, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën me Paris Saint-Germain, ka folur në Gazzetta dello Sport për Mauro Icardin, i cili aktualisht është huazuar nga Interi te kampionët francezë.
Pas një starti shumë të mirë të argjentinasit, Verratti nuk kishte asgjë të keqe për të thënë për të: “Ju e njihni më mirë se unë.
Ai është një lojtar që jeton në zonën e rreptësisë. Nëse merr topin, ai shënon dhe këtë e ka treguar edhe këtu në Francë. Jemi shumë të lumtur me të.”