Shqipëria dhe Serbia do të përballen sërish, një lajm befasues, por edhe emocionues për tifozerinë kuqezi, duke marrë parasysh rivalitetin pas ndeshjes së paharrueshme në Beograd në epokën De Biasi.
Kësaj here do të ndeshemi për kualifikueset e Botërorit. Anglia në grupin tonë kuotohet si favorite absolute, kurse gara për vendin poshtë saj do të jetë ajo ndërmjet nesh dhe serbëve.
Trajneri i Serbisë, Stojkovic, ka premtuar se në përballjet tona me ta do të ketë paqe të garantuar. “Ky është një grup shumë sfidues. Shqiptarët kanë treguar përmirësim në lojën e tyre. Janë të vështirë për t’u mundur”.
“Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë, në stadiumin e bukur ku u luajt edhe finalja e Conference League. E di se këto ndeshje do të jenë interesante edhe për disa arsye të tjera. Kjo është një mundësi për dy paraqitje cilësore futbollistike, vetëm brenda sportit”.