“Shorti i Champions-it?”, Spalletti dhe mesazhi audio për tifozin: Dy skuadra nuk doja

19 Mars 2023
10:29
Denis Hakanaj
back button

“Benfica, Chelsea dhe…. cila të dilte… edhe Real Madrid”. Këto kanë qenë preferencat e trajnerit të Napoli-t, Luciano Spalletti, për shortin e Champions League të hedhur në Nyon.

Në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube do të ketë një derbi italian me Milan-in, por trajneri i Axurrëve kishte një preferencë dhe ia ka zbuluar një tifozi me një mesazh audio që është bërë viral në rrjetet sociale.

“Unë nuk doja absolutisht Bayern Munich dhe Manchester City-n. Sigurisht që në fund, kur kishin mbetur ato të dyja, kam marrë frymë lirisht kur doli Milan-in…”.

Megjithatë, trajneri i Napoli-t ka dashur të frenojë menjëherë entuziazmin e tifozëve që kanë menduar se skuadra e tyre e ka tashmë të sigurt kalimin në gjysmëfinale:

“Nuk mund të mendojmë se kemi fituar që tani…”, si për të thënë se do të ketë shumë rëndësi edhe eksperienca e kundërshtarit dhe se me fjalë nuk fitohet asgjë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit