Shpërthen De Luarentiis: Do të bllokoj kampionatin dhe do t’ju denoncoj të gjithëve

14 Prill 2021
15:24
Denis Hakanaj
back button

Asambleja e Lega Serie A e zhvilluar të martën në mbrëmje duket se ka qenë shumë e ndezur.

Në takimin mes presidentëve të ndryshëm të klubeve, që kanë folur në lidhje me shpërndarjen e të drejtave televizive, ka patur nga ata që kanë ngritur zërin.

Siç ka shpjeguar Corriere della Sera, ka qenë numri një i Napoli-t, Aurelio de Laurentiis, ai që është zemëruar më shumë për situatën dhe që ka drejtuar gishtin nga Federata Italiane e Futbollit.

“Nuk më intereson asgjë nëse nuk kthejmë njerëzit në stadium. Do të pengoj fillimin e kampionatit dhe do t’ju denoncoj të gjithëve”, mësohet të ketë thënë presidenti i Napoli-t.

Fjalë këto që kanë shtyrë presidentin e Lega-s, Dal Pino, që të publikojë një komunikatë nëpërmjet së cilës kërkon që të rihapen menjëherë stadiumet edhe për Serinë A dhe jo vetëm për Europianin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit