Shpërthen Deschamps: Rinisja e Bundesliga? Inkoherencë totale, shoh disa pamje…

27 Maj 2020
19:47
Telesport
back button

“Ishte një zgjedhje e mençur dhe koherente!”. Didier Deschamps, trajneri i Francës, në një intervistë të dhënë për “Le Parisien”, gjykon vendimin e qeverisë dhe Federatës Franceze për t’I dhënë fund sezonit si të duhurën dhe jo të gabuarën.

Një qëndrim që duhej “pranuar”, ndryshe nga ajo që bëri Bundesliga me rifillimin: “Shoh imazhe inkoherente! Futbollistët luajnë në kontakt të ngushtë mes tyre, përplasen, ndërsa në tribunë rezervat mbajnë maska dhe qëndrojnë dy metra distancë mes tyre…”.

Deschamps Francia IMAGE

“Nuk e kuptoj këtë. Rezervat janë në të njëjtën fushë me titullarët dhe mund të futen nga një moment në tjetrin. Apo tribuna ka rrezik më të madh infektimi? Nuk më pëlqen. Gjithçka është bërë për çështje ekonomike dhe jo futbollistike”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit