Shpërthen Morata: Fyerje dhe kërcënime ndaj familjes sime, kam kaluar 9 orë pa gjumë

25 Qershor 2021
8:21
Alfred Lleshi
back button

“Euro 2020” është vërtet i komplikuar. Të tillë e ka përjetuar deri më tani edhe Alvaro Morata, i cili shënoi një gol, por gjithashtu dështoi në goditjen e një penalltie dhe shpejt përfundoi në qendër të kritikëve dhe zemërimit të tifozëve. Aq sa sulmuesi i Juventusit, i intervistuar nga “Radio Cope”, zbulon se mori kërcënime të rënda pas ndeshjes kundër Polonisë:

“Kam kaluar 9 orë pa gjumë pas ndeshjes kundër Polonisë. Kam marrë kërcënime, fyerje ndaj familjes sime. Kishte njerëz që uronin që fëmijët e mi të vdesin. Ndoshta disa vite më parë do ta kisha humbur toruan, por jam mirë. Vendosa të rri disa ditë i izoluar nga gjithçka”.

Morata, edhe pse i vetëdijshëm se deri më tani nuk ka ofruar shfaqjet e tij më të mira, nënvizon se nuk është e lehtë të dalësh në fushë i qetë me këtë situatë: “Ndoshta nuk e bëra punën time siç duhet dhe i kuptoj kritikat. Kur nuk shënon, nuk ke luajtur mirë për tifozët. Sidoqoftë, do të doja që njerëzit ta vinin veten në vendin tim dhe të imagjinonin se çfarë do të thotë të kërcënohesh dhe të dëgjosh dikë, i cili uron që fëmijët e tu të vdesin. Sa herë që hyj në dhomë, e lëviz telefonin diku tjetër nga rrjetete sociale. Por ata, gjithsesi, i shkruajnë gruas sime”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit