Skuadra e Fenerbahce, që drejtohet nga trajneri Jose Mourinho, barazoi 2-2 në fushën e Samsunspor në ndeshjen e fundit në kampionatin turk. Vendasit barazuan me një gol në fundin e takimit, që sipas trajnerit portugez nuk duhej akorduar.
“Ne kemi bërë disa gabime në fushë dhe për ato do të flasim brenda grupit për t’i përmirësuar në të ardhmen. Por, goli i dytë që pësuam është vërshëllyer faull për ekipe të tjera”, tha Jose Mourinho.
“Nuk them se ishte një faull i rëndë, por dikush të tërheq nga fanella dhe nuk u dha faull në favorin tonë. Kur ishim 2-1 patëm dy raste për të shënuar e mbyllur ndeshjen. Në fakt, deri tani kemi humbur 7 pikë”, u shpreh Mourinho.
“Nuk ka rëndësi si i kemi humbur ato. Mund të flas shumë, por nuk dua ta bëj. Duhet të përqendrohemi te vetja jonë dhe të bëjmë sa më shumë pikë. Jam kurioz nëse ne do të bëjmë një gol të tillë në fushën tonë a do të vërshëllejnë kundër”, tha Mourinho.