Shpërthen Pochettino: Është e vështirë të jesh nën presion dhe vëzhgim çdo javë

3 Maj 2024
8:21
Telesport
back button

Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino, foli për “Sky Sports” pas suksesit 2-0 ndaj Tottenham në derbin e Londrës. Ai e komentoi kështu fitoren e “bluve”, që i ngre disi në renditje

E gjitha është meritë e lojtarëve. Mënyra se si ata iu përshtatën ndeshjes, mënyra se si e morën seriozisht, gjithçka. Mënyra se si ata u mbrojtën dhe mënyra se si ne u përpoqëm të luanim ishte e shkëlqyer“, tha Pochettino.

Mendoj se është hera e parë këtë sezon që ndihem kaq i lumtur sepse është momenti kur pas 10 muajsh skuadra fillon të kuptojë se ne duhet të konkurrojmë. Dhe dje ishim vërtet konkurrues“, tha trajneri argjentinas i Chelsea.

Kemi shumë lojtarë të dëmtua, por ne treguam se në futboll nuk është çështja e emrit, por e të qenit konkurrues, e sjelljes që adoptojmë si ekip. Nëse duam të respektojmë historinë e Chelsea, ka shumë punë për të bërë”, tha Pochettino.

Duke folur për të ardhmen, ai shtoi: “Është e vështirë të shohësh se çdo javë je nën vëzhgim, por nuk është vendimi im nëse do të jem këtu apo jo sezonin e ardhshëm. Të gjithë trajnerët kanë nevojë për kohë për të përkthyer idetë dhe filozofinë e tyre, ne kemi nevojë për kohë. Do të shohim nëse do të kemi kohë për ta bërë atë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit