Shpërthen ylli i Bayern-it: S’jam i lumtur këtu, dua të largohem

21 Mars 2019
19:46
Denis Hakanaj
back button

Renato Sanches ka qenë mes talenteve më premtues pas Euro 2016-të, por ka zhgënjyer në vitet pasues. 

Bayern Munich, që bëri një investim të rëndësishëm për të, e ka kthyer në Gjermani verën e kaluar pas huazimit te Swansea, ku nuk ka bindur aspak.    

Portugezi, i cili e ka patur shumë të vështirë të gjejë hapësira në këtë sezon, ka bërë të ditur se nuk ndihet më i lumtur te bavarezët. Ai ka thënë për "Kicker": "Nuk jam i lumtur këtu. Dua të luaj më shumë, ndoshta te një skuadër tjetër". 

Kontrata e 21-vjeçarit me Bayern-in skadon në vitin 2021. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit