Shpë*then vëllai i Xavit: Udhëtimi ynë i pamëshirshëm te Barcelona, Laporta “iu shet” iluzione tifozëve…

21 Gusht 2024
10:48
Alfred Lleshi
back button

Oscar Hernández, vëllai i Xavi, trajnerit të Barcelonës në sezonin e kaluar, tregoi disa prapaskena nga ftesa e presidentit Laporta për të marrë drejtimin e blaugranëve dhe si vijoi ky rrugëtim deri verën e këtij viti, kur u vendos të ndaheshin rrugët me ish-mesfushorin e shquar katalanas:

“Kur Laporta telefonoi Xavin për trajner të Barcelonës, ne ishim në Katar, ku Xavi po trajnonte Al-Sadd. Xavi po jetonte një jetë të lumtur me familjen e tij në Katar. Kur Xavi mësoi se Barcelona po kalonte një periudhë të vështirë, u telefonua nga Laporta për t’u rikthyer në ‘Camp Nou’, nuk hezitoi për asnjë moment. Hoqi dorë nga gjithçka për Barcelonën, madje nuk diskutoi fare as për pagën që do të merrte. Ai thjesht më tha: Le të shkojmë ta ndihmojmë Barcelonën.  I thashë se sfida atje do të ishte e vështirë, por ai u përgjigj: Nuk e braktis Barcelonën, do të kthehem.

Shkuam në Barcelonë, ku Laporta po priste. Kur u takuam me drejtuesit dhe stafin teknik, u tronditëm nga situata e rëndë në të cilën ndodhej klubi. Shanset për sukses me Barcelonën ishin vetëm 5%. Ky ishte realiteti, por Xavi këmbënguli për sfidën. Barcelona nuk ishte në gjendje të bënte qoftë edhe një nënshkrim, falas ose në formë huazimi, kështu që shkuam në ‘La Masia’ dhe piketuam disa emra modestë. Me disa huazime bazë, ne fituam Superkupën dhe La Liga-n.

Laporta do të na tregonte se me cilët lojtarë do të nënshkruante, por u befasuam kur solli një lojtar të ri nga Brazili me emrin Roque. Xavi ishte i mërzitur dhe tha se na duhej një mesfushor-mbrojtës, nënshkrimi i një lojtari të ri nga Brazili ishte lëvizje e rrezikshme. Xavi kërkoi nënshkrimin e më shumë se një lojtari me çmime të arsyeshme, por u refuzua.

Ardhja e Cancelo dhe Felix nuk ishte vendim i Xavit, sepse ato pozicione nuk ishin prioriteti i tij. Ato lojtarë nuk u përshtatën me planin e lojës së Xavit. Edhe me Cancelo në atë pozicion, Barcelona luftoi, Joao Felix ishte lojtar me humor të mirë. Sidoqoftë, Xavi nuk kishte alternativë, përveç Felix, në atë pozicion.

Barcelona boss Xavi's US visa issue is a 'complicated situation', admits brother Oscar Hernandez| All Football

E dinim se konkurrimi në Europë do të ishte i vështirë. Edhe brenda vendit ishte pothuajse e pamundur me këto emra, veçanërisht pasi Real Madridi ishte i mbushur me lojtarë të fortë dhe Atlético Madridi, gjithashtu, kishte një ekip konkurrues. Gjithsesi, ne e pranuam sfidën dhe fituam një titull të La Liga-s me emra që do ta vështirësonin konkurrimin e kujtdo. Ne gjithashtu fituam Superkupën.

Megjithatë, e dinim se ambicia e tifozëve ishte gjithmonë për më shumë tituj. Situata nuk u përmirësua; Aubameyang, i cili ishte një lojtar kyç për Xavin, u largua, dhe ne nuk mund të gjenim një zëvendësues të përshtatshëm. Felix nuk ishte në nivelin e cilësisë së kërkuar. Xavi kishte emra lojtarësh me çmime të arsyeshme, por ne u befasuam nga të tjerë që sillte presidenti, në vend të kësaj.

Barcelona është “pa dhëmbë” në tregun e transferimeve, Laporta po shet iluzione te klubi dhe tifozët katalanas. Xavi u largua nga Barcelona, sepse Laporta dëshiron të garojë për ligën vendase dhe Ligën e Kampionëve me këta emra dhe një stol që nuk ka alternativa. Kaluam ditë të vështira me kritika të ashpra. Të gjithë qeshnin me ne kur festonim fitoret ndaj ekipeve si Cadiz, Levante apo ndonjë skuadre të mesit të tabelës, sepse e dinim që fitorja kundër ekipeve të tilla me Barcelonën aktuale ishte një arritje e madhe. Gjithmonë kishim frikë se mos lëndohej ndonjë lojtar, sepse nuk kishim zëvendësues për to.

Në fund, drejtimi i klubit na tha se nuk ishim të përshtatshëm për të trajnuar Barcelonën. Kur Xavi bëri një deklaratë, duke thënë të vërtetën, se skuadra nuk mund të konkurronte me Real Madridin dhe klubet e tjera, dhe se skuadra nuk ishte e përshtatshme për të luajtur në Ligën e Kampionëve me këto lojtarë, se situata ishte e vështirë, ai u shkarkua. Gjëja më e rëndësishme është se ai nuk hezitoi të thoshte të vërtetën. Kur u largua, tha: Nëse Barcelona ka nevojë përsëri për mua, nuk do të hezitoj të kthehem”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit