Shpëtoi të motrën nga kafshimi i qenit, WBC i dhuron 6-vjeçarit gjerdanin e kampionit

17 Korrik 2020
10:28
Telesport
back button

Bridger Walker ka qenë personazhi i javës në Amerikë. 6-vjeçari që jeton në Wyoming, ka qenë protagonist i një gjesti heroik. Pak ditë më parë, ai pa të motrën e tij më të vogël (2 vjeçe) që po sulmohej nga një qen.

Ai shkoi për ta ndihmuar të motrën, duke sulmuar qenin. Walker e shpëtoi të motrën, por vetë u kafshua nga qeni në fytyrë. Kjo i kushtoi një operacion kirurgjikal delikat në fytyrë djaloshit (zgjati dy orë) dhe 90 të qepura.

Lajmi që u publikua nga CNN mori dhenë. Djaloshi është një fans i personazhit “Capitan America”, që interpretohet nga aktori Chris Evans. Ky i fundit i dërgoi një video-mesazh për ta përshendetur.

Ndërsa WBC (World Boxing Council) i dërgoi djaloshit një gjerdan të vërtetë, nga ato që mbajnë kampionët e botës, si Tyson Fury. Djaloshi Bridger Walker njihet zyrtarisht nga WBC si “kampion nderi”, pasi bëri një gjest më heroik se ato që bëhen në ring.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit