“Shpresoj që ai të qëndrojë me ne, ka marrë dhe ka sjellë shumë gëzim nga ky ekip”

3 Qershor 2024
9:06
Telesport
back button

Edhe pse zhgënjimi për finalen e Champions League të humbur në 15 minutat e fundit (0-2 ndaj Real Madrid) te skuadra e Borussia Dortmund është koha për të nisur nga puna për sezonin e ri.

Trajneri Edin Terzic ka folur për sulmuesin anglez Jadon Sancho, i ardhur në formë huazimi në janar nga Manchester United. Huazimi skadon më 30 qershor dhe tashmë u takon dy klubeve të zgjidhin këtë ngërç, nëse do të rinovojnë huazimin edhe për një sezon tjetër.

Jadon ka qenë fantastik për ne në gjashtë muajt e fundit. Atij iu desh pak kohë për t’u rikthyer në formë, por ne menduam se cilësia dhe aftësitë e tij do të përmirësonin menjëherë lojën tonë dhe ashtu ndodhi”, tha Terzic.

E ardhmja? Nuk e di, kemi folur vetëm për të tashmen. Jam shumë i lumtur që ai është me ne. Mund ta ndjeni gëzimin që ai merr në dhomat e zhveshjes dhe gëzimin që ai sjell në dhomat e zhveshjes”, tha më tej trajneri i Borussia Dortmund.

Ne nuk e dimë se çfarë na rezervon e ardhmja, por sigurisht që Jadon do t’i sjellë një tjetër finale të Champions League. Ai është i ri, i talentuar dhe ka shumë energji”, tha Terzic për sulmuesin e 24-vjeçar anglez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit