“Shpresoj të jetë e vërtetë”, Lautaro dhe rregulli i “ketchup”-it: Ndihem i nënvlerësuar

22 Dhjetor 2024
13:09
Telesport
back button

Mbrapa vështirësive të Lautaro Martinez para portës qëndron mungesa e përgatitjes verore, për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Amerikës të fituar me fanellën e Argjentinës.

Sulmuesi dhe kapiteni i Interit foli për Corriere della Sera: “Pas fitores u ktheva disa ditë më herët për shkak të dëmtimit të Taremit dhe pata disa vështirësi. Por tani jam më mirë”.

A ndiheni si robot? Kjo është pyetja e radhës, për një lojtar që ka shkurtuar shpesh periudhat e pushimit dhe shpesh kritikohet për disa periudha kur nuk shënon:

“Ndonjëherë po, herë të tjera jo. Nuk më pëlqen të pushoj, por ndonjëherë ndihmon këmbët e herë kokën. E rëndësishme është të japësh më të mirën”.

Rregulli i ketchup-it. Hapi tjetër është një referencë për diçka për të cilën ka folur Higuain. Ashtu si kur tund një shishe salcë, golat dalin krejt papritur: “Shpresoj të jetë kështu, më ka ndodhur tashmë, por është e rëndësishme të qëndrosh i qetë”.

Topi i Artë. Vendi i shtatë duket se e kënaq Lautaro-n: “Mendoj se kam pasur një vit të rëndësishëm”, por pyetjes nëse ndihet i nënvlerësuar ai i përgjigjet: “Ndonjëherë po”.

Për Inzaghin: “Sekreti është se ndonjëherë ai ende mendon si një futbollist, ai na kupton. Me Conte mësova shumë dhe e falënderoj, me Inzaghin u rrita në një nivel shumë të lartë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit