“Shpresoj të mos ndodhë”, befason Luis Enrique: Do të ishte një katastrofë

24 Shtator 2024
14:46
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka thënë se e ka pasur të vështirë të përballet me ish-klubin e tij Barcelona-n në Champions League sezonin e kaluar. PSG mundi katalanasit me rezultatin e përgjithshëm 6-4 në çerekfinale.

Edhe pse Barcelona e fitoi ndeshjen e parë 3-2 në Paris, gjërat ndryshuan në ndeshjen e kthimit pasi mbrojtësi Ronald Araujo mori karton të kuq për një faull ndaj Bradley Barcola pasi Barça kryesonte me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në total.

Në intervistën e tij, Enrique tha për përballjen me ish-klubin e tij në Champions League:

“Përballja me Barcelona- ishte një ekpseriencë e tmerrshme. Më vjen keq, por ndjenjat janë të përziera.

“Kthimi në shtëpi ishte një gëzim, por përballja me klubin që më dha aq shumë si lojtar dhe si trajner ishte një përvojë shumë e vështirë për mua, fëmijët dhe gruan time. Shpresoj që të mos luaj më kundër tyre”.

Enrique gjithashtu shpreson se ai nuk do të duhet të përballet me Barçën në një finale:

“Nuk mund ta imagjinoj të luaj një finale kundër Barcelona-s. Do të ishte një katastrofë. Shpresoj që të mos ndodhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit