Shqipëri-Kroaci, befason Sylvinho: Broja e nis nga stoli

19 Qershor 2024
14:07
Denis Hakanaj
back button

Shqipëria do të sfidojë Kroacinë në ndeshjen e dytë të Grupit B të Euro 2024.

Të dy ekipet vijnë nga dy humbje respektivisht kundër Italisë dhe Spanjës dhe janë në kërkim të fitores për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Trajneri Sylvinho ka vendosur të bëjë tre ndryshime në krahasim me  formacionin që zbriti në fushë kundër Italisë, duke aktivizuar Laçin në mesfushë dhe Manaj në qendër të sulmit në vend të Brojës.

Bajrami është zhvendosur në krahun e majtë të sulmit në vend të Seferit. Asnjë ndryshim në portë dhe në mbrojtje, ku Hysaj do ta nisë nga minuta e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit