Shqipëria nuk mori dot më shumë se një barazim pa gola me Çekinë në “Air Albania”, sfidë e vlefshme për Nations League dhe për shanset tona që të kapërcejmë një vazo më lart para Kampionatit Botëror.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho dhanë maksimumin në fushë, por skuadra kundërshtare tregoi karakter të fortë dhe na rrezikoi disa herë portën, ashtu si edhe ne.
Lojtari prej të cilit prisnim silurat e përhershme, Jasir Asani, u desh të zëvendësohej me Seferin në pjesën e parë. Ky i fundit luajti mjaft mirë, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës me ato raste që pati përpara porte.
Sylvinho guxoi me zëvendësime dhe duke nxitur lojtarët të sulmojnë më shumë në gjysmën e dytë të pjesës së dytë, por pa sukses. Kuqezinjtë nuk arritën të ishin efikasë aq sa duhet për të gjetur golin e fitores.