45 minutat e ndeshjes së kombëtares shqiptare kundër asaj ukrainase u mbyllën në disavantazh 0-2.
Kjo pjesë e parë nuk pati asnjë rast apo episod për të qenë krenarë, sepse praktikisht nuk treguam asgjë pozitive në fushë
Shqipëria u dorëzua që në 10 minutat e para të takimit në Air Albania kundër Ukrainës.
Skuadra mike shënoi dy gola të shpejtë. Fillimisht golin e gjeti Zinchenko dhe më pas Yaremchuk. Duket se kjo ndeshje do të jetë makth për kuqezinjtë, sepse nuk shohim shenja reagimi.