Shqipëria bën parakalimin e saj në “Paris 2024”, Meça dhe Abakarov mbajnë flamurin kuqezi

26 Korrik 2024
20:17
Telesport
back button

Në lumin Sena ka nisur pak minuta më parë parakalimi i 205 delegacioneve olimpike, pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Paris 2024” (26 korrik-11 gusht). Mes shteteve të para që kanë parakaluar edhe Shqipëria, që në këtë event përfaqësohet me 8 sportistë.

Ekipet pjesëmarrëse kanë parakaluar hipur në varka dhe delegacioni kuqezi ka qenë mes shteteve të para që parakaluan. Ekipi ynë ishte bashkë me delegacionin gjerman në varkën që përkundej e qetë përgjatë lumit të njohur parizien.

Shqipëria përfaqësohet me 8 sportistë në këtë event olimpik: Luiza Gega e Franko Burraj (atletikë), Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev e Chermen Valiev (mundje), Greisi Koxhaku e Kaltra Meça (not) si dhe qitësja Manjola Konini.

Notarja e re Meça dhe mundësi Abakarov mbajtën së bashku flamurin kuqezi në varkë, ndërkohë që Luiza Gega që mori flamurin nga ministrja Ogerta Manastirliu pak ditë më parë është ende në Shqipëri duke u përgatitur për këtë event.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit