Shqipëria “braktiset” nga tifozët. Luksemburgu e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)

6 Qershor 2026
20:47
Telesport
back button

Në një stadium të boshatisur si kurrë më parë, pjesa e parë e miqësores mes Shqipërisë dhe Luksemburgut është mbyllur 0-1 për miqtë.

Rolando Maran në ndeshjen e tij të dytë në krye të kuqezinjve, e nisi sonte me këtë formacion titullar: Sherri, Hysaj, Pllana, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni.

Miqtë gjetën avantazhin që në minutën e 8-të, ku Daniel Sinani gjeti golin, pas një asisti të Aimar Dardari, i cili kaloi me shumë lehtësi mbrojtjen tonë. SHIKOGOLIN

Përsa i përket golashënuesit, Daniel Sinani, megjithëse mbiemri i tij mund të tingëllojë shqiptar dhe familja e tij vjen nga Kosova, ai identifikohet si goran dhe jo si shqiptar. Këtë gjë e ka thënë disa herë publikisht.

Minutat në vijim nuk sollën ndonjë rast të rrezikshëm konkret për të dy ekipet. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Luksemburgun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit