Shqipëria e “Euro 2024”, kombëtarja me më shumë “italianë” në përbërje

15 Qershor 2024
18:40
Alfred Lleshi
back button

Kampionati Evropian është një vitrinë themelore si për futbollistët e Kontinentit të Vjetër, ashtu edhe për skuadrat ku ata luajnë. Një hapësirë ​​për t’u dukur edhe në funksion të sezonit të ardhshëm dhe çdo lëvizjeje transferimi që do të planifikohet në verë.

Nëse përjashtojmë Italinë, kombëtarja që ka vendosur të mbështetet më shumë te “Bel Paese” është Shqipëria, kundërshtari i parë i axurrëve në grupin B. Braziliani Sylvinho në fakt ka vendosur të thërrasë 10 lojtarë nga përtej Adriatikut, 7 prej të cilëve nga Serie A dhe 3 nga Serie B, me Empolin dhe Sassuolo ndër më të përfaqësuarit me nga dy sportistë.

Nga pikëpamja e klubeve, skuadrat italiane që u është dashur të japin një kontribut më të madh për kauzën e kombëtareve janë padyshim Interi dhe Milani, që garojnë për epërsi me nga 8 lojtarë në “Euro 2024”. Nëse në shtëpinë e zikaltërve Holanda dhe Franca kanë avantazhin me nga dy lojtarë, te kuqezinjtë spikasin tre transalpinë.

Nëse është e vërtetë që Serie A do të jetë e përfaqësuar mirë në nivel kontinental, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për skuadrat e sapo promovuara, të cilat do të shohin vetëm praninë e Parmës, me tre përfaqësues në Europian. Asgjë për të bërë nga Como dhe Venecia, të cilat do të mungojnë në kompeticionin e Gjermanisë, ashtu si Monza.

Në kombëtaret finaliste të Europianit janë edhe 12 përfaqësues nga Serie B, me Sassuolo në krye. Ekipi zikaltër, i rënë së fundi, pas më shumë se një dekade në Serie A, do të përfaqësohet nga Martin Erlic, Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami.

Lista e futbollistëve “italianë” në kombëtaren kuqezi: Berat Djimsiti (Atalanta), Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli (Empoli), Kristjan Asllani (Interi), Elseid Hysaj (Lazio), Ylber Ramadani dhe Medon Berisha (Lecce), Elhan Kastrati (Citadella), Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami (Sassuolo)

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit