Shqipëria e pëson! Gjeorgjia na hipnotizon me gol spektakolar në “Air Albania”

10 Shtator 2024
22:20
Telesport
back button

Shqipëria e pëson. Pas 70 minutash lojë, ekipi kuqezi nuk e përballoi dot superioritetin e Gjeorgjisë në Air Albania, pavarësisht grintës së lojtarëve tanë.

Kochorashvili bëri një aksion perfekt, krejtësisht personal, duke ndëshkuar ekipin tonë kombëtar me një gol të shkëlqyer.

Ky gol ishte i merituar, duke marrë parasysh faktin se kombëtarja u dorëzua dhe humbi shumë metra në pjesën e dytë, duke guxuar pak dhe duke gabuar shumë.

Kujtojmë se Shqipëria luan në grupin B të Nations League. Ndeshjen e parë kuqezinjtë fituan 1-2 kundër Ukrainës me gola të Ismajlit dhe Asanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit