Shqipëria ende jo gati për grupin e ferrit në Euro 2024 por jep sinjale “zgjimi” pas gjumit letargjik ndaj Kilit! (VIDEO)

25 Mars 2024
21:18
Telesport
back button

Shqipëria mer serish nje humbje ne vitin 2024, e dyta radhazi edhe pse duhet theksuar se ishte miqesore. Ajo qe ia vlen te theksohet se sonte ne Stokholm “Friends Arena” paraqitje ishte totalisht ndryshe nga ndeshja ndaj Kilit qe nuk prodhuam thuajse asgje. Humbja 1-0 ndaj Suedisë (gol i Nilsen) ka qene e pamerituar me ate cfare prodhuam. Duhet pune ende por sinjali i ringjalljes per te pare versionin e kualifikuesve u pa qarte…

Pjesa e pare – Pjesa e pare ne miqesoren qe po luhet ne Suedi mes vendasve dhe Shqiperise se Sylvinhos eshte mbyllur ne barazim 0-0 por ka qene nje paraqitje totalisht ndryshe nga kuqezinjtë ne krahasim me ate qe u pa nda Kilit. Armando Broja, i hedhur si titullar pas shume kohesh dhe i rikthyer tashme pjese e Shqiperise, ka qene padiskutim njeriu me i rrezikshem dhe ai qe ka mbajtur peshen perpara duke vene ne veshtiesi mbrojtjen skandinave.

Tekniku Sylvinho kishte theksuar se kjo është një ndeshje për të bërë teste dhe kështu ka ndodhur me takimin e sotëm, ku ka lëvizje në rreshtimin e kuqezinjve në krahasim me formacionin tip, apo edhe me ata që u provuan pak ditë më parë në stadiumin e Parmës.

Broja në vend të Manajt, Balliu në vend të Hysajt dhe Laçi në vend të Seferit janë tre lëvizjet e radhës që ka bërë trajneri në krahasim me ndeshjen e pak ditëve më parë, duke prekur çdo repart të lojës së të tijve.

Suedia ka pasur shanset e saj ne fillim teksa Strakosha eshte pergjigjur bukur ndaj sulmuesit te Newcastle, Isak, qe gjithashtu ka provuar dhe dy here te tjera, teksa rasti me i rrezikshem per vendasit ishte shtylla e prekur nga Forsberg.

Per kuqezinjte, Broja jep spektakël dhe me një shpërthim në krahun e djathtë të sulmit hyn në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti të mbrojtësit, por gjyqtari nuk jep penallti duke terbuar trajnerin Sylvinho.

EPISODI – VIDEO

Broja do te realizoje me vone gol por ne pozicion te parregullt. Sylvinho qe ankohet dhe proteston edhe per nje prekje me dore te mbrojtesit suedez per te ndaluar kundersulmin, teksa rasti tjeter perfekt eshte ne kembet e Qazim Laçit qe ben gjithcka vete dhe godet me topin qe kalon ngjitur me shtyllen.

GOLI I ANULUAR – VIDEO

Strakosha do te jete gjithashtu fantastik me dy pritje te tjera te bukura.

PRITJA E STRAKOSHES – VIDEO

Pjesa e dyte – Shqiperia e nis njesoj dhe gjithashtu me grinten e pjeses se pare. Pasi Isak me nje goditje te bukur nga e majta per pak sa nuk shenoi, ishte Jasir Asani ai qe nga e djathta krijon hapësirën për të gjuajtur, tentativa e tij përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të Olsen.

RASTI I ASANIT – VIDEO

Nedim Bajrami ka shansin e arte teksa goditje e tij ne hyrje te zones eshte totalisht e gabuar. Dhe kur nuk shenon, e peson, sipas ligjit te pashkruar. Vendasit kalojnë në avantazh megjithate! Një harkim në zonë nga e djathta i Kulusevskit gjen Nilson i cili me kokë mposht Strakoshën.

GOLI I SUEDISE – VIDEO

Ne minuten e 83-te nje harkim i shkëlqyer në një goditje dënimi në zonë nga Asllani ishte rrezik dhe Gjimshiti në shtyllën e dytë nuk arrin të shtyjë sferën në rrjetë por me gju e devijon jashte.

RASTI I GJIMSHITIT – VIDEO

Pavarësisht ndryshimeve të Silvinjos, kuqezinjtë nuk ia dolën që të gjenin golin në vijim për të barazuar shifrat me furinë e minutave të fundit e kësisoj, regjistruan një tjetër humbje që padyshim nuk kënaqë askënd në kampin kuqezi. Nderkohe, ne fushe u futen edhe Muçolli e Arber Hoxha, pervec sulmuesit Ernest Muçi.

Formacionet zyrtare sonte:

SUEDIA: Olsen, Kraft, Starfelt, Lindelof, Augustinson, S. Olson, Sam. Gustafson, Kulusevski, Forsberg, Isak, Nilson. Trajner: Jon Dahl Tomason

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Mihaj, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Laçi, Asani, Broja. Trajner: Silvinjo

Lajme të tjera

Lajmet e fundit