“Shqipëria është e frikshme”, Scamacca: Ja pse do ta kemi të vështirë

13 Qershor 2024
16:48
Denis Hakanaj
back button

Gianluca Scamacca, sulmuesi i Atalanta-s dhe Italisë, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Shqipërisë që do të zhvillohet pas dy ditësh. Këto kanë qenë deklaratat e sulmuesit:

“Ne jemi një grup i ri, ka filluar një cikël i ri dhe na është dashur pak kohë për të nxjerrë në pah forcën tonë, do të dalë për këtë kampionat europian.

“Ne jemi gati. Jam mirë, shpresoj të ndihmoj skuadrën dhe të arrij sa më shumë që të jetë e mundur. Do të doja të imitoj grupin e vitit 2021 që fitoi Kampionatin Europian dhe grupin e vitit 2006 që fitoi Kupën e Botës. Do të doja të mbetem në historinë e kombëtares”.

Për Shqipërinë: “Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse kushdo që është këtu, në Europian, është i fortë, duhet të fokusohemi te vetja sepse kemi një grup të fortë.

“Shqipëria është e frikshme. Është një moment i rëndësishëm për ne, për mua dhe për karrierën time. Arrij në këtë moment në formë të mirë dhe shpresoj të shënoj gola”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit