SHQIPËRIA ME 5 YJE DHE E DYTA NË GRUP! Anglia barazohet nga Polonia në fund (VIDEO)

8 Shtator 2021
22:57
Telesport
back button

Shqipëria merr fitoren e dytë radhazi pas asaj ndaj Hungarisë. Kuqezinjtë e Edi Reja mundin me spektakël dhe gola San Marinon në Elbasan Arena.

Rezultati zhbllokohet në pjesën e parë nga Manaj, ndërsa në 45′ e dyta vjen edhe goleada me Qazim Laci, Armando Broja (goli i dytë radhazi në dy ndeshjet e fundit) Elseid Hysaj dhe në fund Myrto Uzuni.

Një sukses 5-0 që momentalisht e ngjit Shqipërinë në vend të dytë me 12 pikë në grup dhe pas Anglisë me 16 pikë.

Pikërisht Tre Luanët u barazuan në fund nga Polonia me golin e Szymanski që iu përgjigj Harry Kane.

Sukses edhe për Hungarinë ndaj Andorrës me rezultatin e ngushtë 2-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit