Shqipëria në Paris 2024: Përveç 4 të kualifikuarve vijnë edhe 4 ftesa, ja sportistët që i përfitojnë ato

3 Korrik 2024
13:01
Telesport
back button

Shqipëria në Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të përfaqësohet me 8 sportistë, në katër disiplina sportive: Atletikë, mundje, not dhe qitje. Përveç 4 sportistëve që janë kualifikuar me normë olimpike, mësohet se listës së delegacionit kuqezi do t’i shtohën edhe 4 sportistë me ftesa.

Ata janë atleti Franko Burraj, qitësja Manjola Konini si dhe notarët Greisi Koxhaku e Kaltra Meça. Këta katër sportistë i bashkohen tri mundësve Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev e Chermen Valiev si dhe atletes Luiza Gega, që janë kualifikuar në Olimpiadw duke kapur normën olimpike.

Një delegacion nga ku të kualifikuarit me normë pritet shumë, sidomos kapja e zonës së medaljeve, që do të ishte diçka historike për Shqipërinë. Mundësit kanë mjaft shanse, duke parë paraqitjet e mira të 2-3 viteve të fundit, por edhe atletja ikonë Luiza Gega mund t’ia dalë mbanë të befasojë sërish

Ajo që bie në sy në këtë Olimpiadë është mungesa e sportit të peshëngritjes, që për herë të parë pas gati dy dekadash nuk do të ngjiten në pedanën olimpike. Pritet që së shpejti KOKSH të shpallë edhe sportistët që do të mbajnë flamurin kuqezi në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike (26 korrik).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit