Shqipëria nuk i shënon dot Gjibraltarit në 45 minutat e para

4 Shtator 2025
18:46
Telesport
back button

Shqipëria po përballet me Gjibraltarin në fushën e ktyre të fundit, në një test miqësor për të dy eikpet. Sylvinho e nisi me jo pak befasi formacionin titullar, ku nuk munguan edhe lojtarët e Superiores.

Formacioni zyrtar: Dajsinani, Aliji, Kumbulla, Kaçurri, Hysaj, Berisha, Pajaziti, Bajrami, Asani, Broja, Daku. Elseid Hysaj mban shiritin e kapitenit.

Rreziku i parë i kuqezinjve do të vinte në minutën e kuqezinjve, por goditja e dënimit nga Jasir Asani përfundon jashtë. Në minutën e 20-të, vendasit patën një rast të rrezikshëm, por ëpr fatin tonë të mirë nuk u shfrytëzua nga sulmuesi i tyre.

Në minutën e 22-të, loja u ndërpre për pak çaste, një pushim i shkurtër për të dy ekipet për shkak të temperaturave të larta. Në minutat në vazhdim e deri në fund të pjesës së parë, nuk pati ndonjë rast serioz rreziku. 45 minutat e para mbyllen 0-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit