Shorti për kualifikueset e Botërorit 2026 do të zhvillohet sot, më 13 dhjetor 2024, në Zyrih. Ekipet do të ndahen në 5 vazo, teksa Shqipëria do të shortohet nga vazoja e tretë, ndërsa Kosova ndodhet në vazon e katërt. Kualifikimet do të zhvillohen nga marsi deri në nëntor të vitit 2025. Pas kësaj faze do të pasojë “play-off”-i nga i cili do të kualifikohen 4 skuadra për në Botëror, me ndeshje të dyfishta për secilin grup.
Një nga pyetjet kryesore për Shqipërinë është se me kë mund të përballet në grupet e kualifikimit, përfshirë mundësinë për të sfiduar kombëtare si Ukraina dhe Çekia, që janë në vazon e dytë, ndaj të cilave luajti së fundi edhe në Ligën e Kombeve.
Do të jetë Botërori i parë me 48 skuadra. Edhe pse Europës i janë rezervuar vetëm tri vende më shumë (nga 13 në 16), shorti i grupeve të eliminatoreve europiane për Kupën e Botës 2026 në Zyrih ka një rëndësi të veçantë për gjithë lëvizjen e futbollit.
Formula me të cilën do të formohen 12 grupet është veçanërisht komplekse. 12 kombet fituese të grupeve do të kualifikohen drejtpërdrejt, ndërsa vendet e dyta do të marrin pjesë në “play-off”-in e marsit 2026, me 16 skuadra të përfshira: 12 vendet e dyta nga faza e grupeve dhe 4 fituesit më të mirë të grupeve të Ligës së Kombeve 2024-2025 që nuk janë kualifikuar tashmë drejtpërdrejt për Kupën e Botës 2026, si fituese të grupeve ose që janë futur tashmë në “play-off” si vendet e dyta.
Grupet me vetëm 4 skuadra do të përfshijnë padyshim katër kombet që do të kualifikohen në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, domethënë ato që do të fitojnë çerekfinalet, të cilat do të zhvillohen në mars. Në shortin e eliminatoreve do të jenë të pranishme disa “X”. 8 skuadrat që do të luajnë në çerekfinalet e Ligës së Kombeve, përfshirë edhe Italinë, janë “të pezulluara”, ndaj do të futen në një grup prej 4 skuadrash dhe një grup tjetër prej 5 skuadrash. Kushdo që do të fitojë në çerekfinale të Ligës së Kombeve do të bëhet pjesë e një grupi me 4 skuadra, ndërsa humbësi mund të futet në njërin nga dy grupet e mbetura me 4 skuadra, ose në një grup me 5 skuadra.
Shqipëria – Kuqezinjtë do të njohin sot kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti do të hidhet në selinë qëndrore të FIFA-s në Zyrih, prej orës 12:00.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo do të ndjekin nga afër shortin e Botërorit dhe më pas do të ndajnë edhe përshtypjet e tyre përmes kanaleve sociale të FSHF-së. Kombëtarja shqiptare është pjesë e vazos së tretë. Ndërkaq, vazot e tjera janë të ndara si më poshtë:
Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra.
Vazo 2: Suedia, Uellsi, Polonia, Rumania, Norvegjia, Çekia.
VAZO 3: Në shortin e kualifikuesve për Botërorin 2026, Shqipëria është pozicionuar në vazon 3. Kjo vazo përfshin skuadra si Skocia, Sllovenia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.
Vazo 4: Luksemburgu, Bjellorusia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.
Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.