Shtanget Arsenal-i, Manchester United i vjedh super talentin

20 Korrik 2024
14:46
Denis Hakanaj
back button

Manchester United është duke bërë një lëvizje të bujshme për super talentin e Arsenalit, Chido Obi-Martin.

Vetëm 16 vjeç, qendërsulmuesi sapo ka shijuar një sezon rekord duke luajtur në nivelet U16, U18 dhe U21.

Megjithatë, ai ka refuzuar ofertat për bursë të Arsenal-it dhe mund të nënshkruajë si profesionist kur të mbushë 17 vjeç në nëntor.

Sipas The Athletic, Manchester United tani po bën një lëvizje serioze për Obi-Martin.

Në të vërtetë, ka pretendime se i riu dhe familja e tij kanë vizituar sqendrën stërvitore të United në Carrington kohët e fundit ndërsa lojtari po shqyrton ofertën e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit