Shtanget Bayern, PSG arrin marrëveshjen me yllin e bavarezëve

25 Maj 2023
15:55
Denis Hakanaj
back button

Lucas Hernandez i Bayern Munich ka arritur një marrëveshje personale me Paris Saint-Germain. Hernandez ishte në bisedime për rinovimin e  kontratës me bavarezët përpara se PSG ta bënte nënshkrimin e tij një prioritet, me të dyja palët tani që duket se kanë arritur një marrëveshje.

Megjithatë, Bayern-i tani do të duhet të bindet që të lërë mbrojtësin e të largohet nga klubi, gjë që mund të mos jetë detyrë e lehtë as për superfuqinë financiare që kanë francezët.

Mbrojtësi 27-vjeçar vetëm së fundmi është rikthyer në stërvitje me gjigantët e Bundesligës pas një këputjeje të ligamentit në Kupën e Botës, por ka ndërprerë shpejt diskutimet për zgjatjen e qëndrimit të tij në Bavari.

Qendërmbrojtësi që fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018 është gjithashtu i aftë të luajë si mbrojtës i majtë dhe do të sillte atletikë dhe shkathtësi në një vijë të pasme të mbuluar nga pasiguria.

E ardhmja e afërt e Sergio Ramos dhe Presnel Kimpembe është e paqartë, dhe nëse të dy apo edhe vetëm njëri prej tyre do të largohej këtë verë, parisienët do të mbeteshin të pambuluar në qendër të mbrojtjes.

Hernandez ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me Bayern dhe mbrojtësi i lindur në Marsejë duket se ka dëshirë të transferohet në Ligue 1 dhe se bisedimet janë përshpejtuar mes dy palëve.

Hernandez ka bërë vetëm shtatë paraqitje në Bundesligë këtë sezon, me sezonin e tij të ndërprerë në nëntor pas një dëmtimi në gju në Katar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit