Shtanget Inter-it, Ancelotti prish planet e Marotta-s

5 Qershor 2024
15:01
Denis Hakanaj
back button

Nacho Fernandez, mbrojtësi i Real Madrid, dukej se do të largohej nga madrilenët në fundin e këtij sezoni.

Në ditët e kaluara është folur për një transferim me kosto zero të lojtarit tek Inter-i, por duket se situata ka ndryshuar.

Siç raporton Marca në këto orë, në fakt, Carlo Ancelotti do të kishte folur me lojtarin në përpjekje për të bindur kapitenin të qëndronte edhe për të paktën një sezon tjetër.

Shpresa e trajnerit të kampionëve të Europës është që kapiteni të qëndrojë edhe një sezon pas fitimit të Champions-it të pesëmbëdhjetë në historinë e Los Blancos.

“Mos bëj asgjë të çmendur, qëndro këtu, me ne te Real Madrid”, duket se i ka thënë ish-trajneri i Milanit, i bindur për rëndësinë e Nachos për grupin.

Një kërkesë që mund të ndryshojë kartat në tavolinë dhe të rrezikojë një transferim të mundshëm te zikaltrit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit