Shtanget Juventus, gjigantët e Europës nisin negociatat me yllin e bardhezinjve

18 Maj 2024
22:00
Denis Hakanaj
back button

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.

Kontrata e lojtarit francez me Juventus-in skadon këtë verë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, United tani është në bisedime me Rabiot për ta marrë 29-vjeçarin me kosto zero në Angli.

Rabiot iu afrua bashkimit me United dy vjet më parë, por operacioni dështoi sepse nëna dhe menaxherja i tij Veronique rritën kërkesat e tyre në minutën e fundit.

Mesfushori tani pritet të largohet nga Juventus, veçanërisht pas shkarkimit të trajnerit Massimiliano Allegri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit