Shtanget Milan-i, në Angli bëjnë gati 35 milionë euro

28 Qershor 2022
15:57
Denis Hakanaj

Mund të ketë të reja për të ardhmen e Marco Asensio-s, i cili është afër largimit nga Real Madrid dhe ka përfunduar në shënjestrën e Milan-it.

Në listën e merkatos së verës të kampionëve të Italisë, në fakt, është edhe emri i Marco Asensio-s. Talenti spanjoll, kontrata e të cilit me kampionët e Europës skadon në 2023-shin, është në dyshim te Real Madrid.

“Po flasim me Real-in për mundësinë për t’u larguar ose jo, por kam akoma e dhe një vit kontratë. Është një moment i rëndësishëm për mua, nuk e mohoj.

“Ndihem më i pjekur dhe jo vetëm si futbollist. Është një moment i rëndësishëm në të cilin duhet të vendos shumë gjëra”, ka thënë kohët e fundit lojtari.

“Edhe ata që janë afër meje më thonë se duhet të vazhdoj të rritem dhe të shkoj përpara. Dua të bëj gjëra të rëndësishme në futboll dhe ata më ndihmojnë të arrij aty ku dua. Më shumë se më japin këshilla, më mbështesin në atë që bëj”.

Asensio është në listën e Maldini-t dhe Massara-s për krahët e sulmit, por konkurrneca nuk mungon mbi të gjitha nga klubet e Premier League.

Sipas ‘elnacional.cat’, përveç Liverpool-it të Klopp-it edhe Arsenal-i duket se e ka shumë seriozisht për yllin e Real Madrid-it.

Spanjolli pëlqehet nga Arteta dhe Topçinjtë, gjithmonë sipas portalit, duket se janë të gatshëm të ofrojnë 35 milionë eurot e kërkuara nga Florentino Perez.

Një shifër e vështirë të barazohet nga Milan-i, veçanërisht për ta blerë lojtarin  menjëherë në këtë sesion të merkatos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit