“Do të shohim vetëm nëse do të qëndroj apo do të largohem pas Kampionatit Europian”.
Me këto fjalë Theo Hernandez ka shtangur Milan-in, një mesazh mjaft i qartë që vjen nga grumbullimi me Francën. Siç raportohet nga edicioni i sotëm i Tuttosport, mbrojtësi francez mund të largohet nga kuqezinjtë që në këtë merkato.
Pengesa e parë ka të bëjë me rinovimin e kontratës, një operacion “në malore prej muajsh”. Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2026 dhe lojtari kërkon një shumë prej rreth 7-8 milionë euro për të qëndruar në Milano.
Pra, çfarë do të ndodhë? Në prapaskenë është Real Madrid:
“Nëse kampionët e EUropës nuk marrin Davies nga Bayern, – lexohet në Tuttosport, – ata mund të mendojnë për lojtarin që i shitën Milanit në verën e 2019-ës për 21.5 milionë (që shkoi në 22.8 me bonuse). Sot Theo vlen katër herë më shumë, të paktën 80 milionë”.
Për një shumë më të ulët, në fakt, do të ishte e vështirë për kuqezinjtë të dëgjonin ofertat. Dhe Bayern Munich është gjithashtu i interesuar.