Shtanget Pioli, Karim Benzema del kundër ish-trajnerit të Milan-it

7 Korrik 2024
10:16
Denis Hakanaj
back button

Nuk ka Arabi Saudite për Stefano Piolin? Mesa duket negociatat me Al Ittihad duket se kanë ngecur në orët e fundit: sipas asaj që raportohet nga Corriere dello Sport, situata mbetet pezull.

Ka disa detaje për t’u zgjidhur, të cilat aktualisht e lënë trajnerin në listën e pagave të kuqezinjve për një vit tjetër kontratë, deri më 30 qershor 2025.

“Prandaj, zgjidhja e Al-Ittihad do të ishte më e përshtatshme për të gjitha palët: Milani do të anulonte një pagë të rëndësishme nga buxheti duke e zhvendosur atë mini-buxhet në merkato, Pioli do të kishte mundësinë të provonte eksperiencën e parë jashtë Italisë në karrierën e tij pasi ka luajtur dhe punuar si trajner gjithmonë vetëm në Itali”, shkruan Corriere dello Sport.

Më shumë dyshime duket se ka Karim Benzema. Por, ish-sulmuesi i Real Madridit nuk është e vetmja pengesë duke qenë se ka çështje tatimore për t’u zgjidhur, situata delikate që duhet të zgjidhen sa më shpejt.

Ndërkohë në tavolinë ishte gati një kontratë trevjeçare me vlerë gjashtë milionë euro në sezon plus dy si bonus, shifër kjo më e lartë se ajo e marrë në Milano.

Nuk mund të përjashtohen asgjë, por për momentin gjithçka mbetet pezull: Pioli mund të qëndrojë në Itali edhe për një vit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit