Shtatë gola të pësuar në dy ndeshje, Schalke për turp! (VIDEO)

24 Maj 2020
16:12
Telesport
back button

Ku ka përfunduar Schalke 04? Rifillimi i futbollit ka përkuar me dy humbje të thella për klubin e minatorëve, që pasi u shkërmoq 4-0 nga Dortmund në derbin e Ruhr, ka pësuar dhe tre gola ndaj Augsburg, këtë herë në shtëpi, duke u turpëruar. Fakti është që në 180 minuta, skuadra bardheblu ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës.

Goli i parë i sfidës u shënua nga Eduar Loëen në goditje dënimi, ndërsa Sarenren-Bazee në minutën e 76-të çoi shifrat në 2-0 për miqtë. Cordova vulosi fitoren 3-0 për Augsburg në sekondat e fundit të takimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit