Gaia Lucariello, bashkëshortja e Simone Inzaghi, i ka paralajmëruar të gjithë, tifozët dhe jo vetëm, për një faqe sociale që hiqet si e trajnerit të Interit. “Kjo është një faqe fansash, nuk është Simone…, por shkruan sikur të ishte ai”, – ka zbuluar 41-vjeçarja. “Më kanë thënë se ky idiot iu shkruan edhe shumë vajzave. Ju lutem, raportojeni”, – ka shtuar ajo.
Deklarata e Gaia Lucariello ka dhënë rezultat të menjëhershëm: faqja që ajo denoncoi, e ndjekur nga mbi 56 mijë ndjekës, nuk është më aktive. Aktualisht, Simone Inzaghi nuk ka asnjë profil zyrtar në rrjetet sociale. Kjo është një zgjedhje e qëllimshme nga trajneri 48-vjeçar, i cili gjithmonë ka qenë shumë i rezervuar për jetën e tij private.