Shtohen hallet për Milanin para ndeshjes me Napolin!

27 Tetor 2024
15:29
Telesport
back button

Sipas asaj që ka raportua4 Sky Sport, Milani nuk do të ketë në dispozicion Matteo Gabbia për ndeshjen kundër Napolit të martën.

Mbrojtësi u ndal në stërvitje për shkak të tendosjes së muskujve. Në ditët në vijim stafi i Milanit do të vlerësojë Gabbia për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Ky është sigurisht një problem i mëtejshëm për Fonseca, i cili tashmë do të duhet të heqë dorë nga Hernandez dhe Reijnders të pezulluar.

Sakaq, formacioni me siguri do te vendoset diten e neserme nga trajneri portugez qe duhet te kuptoje nese do te kete ne dispozicion Abraham dhe Jovic ne sulm, pervec Davide Calabrias ne mbrojtje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit