Shtylla kthehet “mik”, Juventusi gjen fitoren dhe mbrojtjen solide duke u ngjitur në renditje (VIDEO)

2 Nëntor 2024
20:04
Telesport
back button

Juventusi triumfon 2-0 përballë Udineses në kuadër të javës së 11-të në Serie A dhe harron keshtu barazimin ndaj Parma-s dhe tetorin e mallkuar per sa i perket rezultateve. Nentori nis me nje tjeter paraqitje, pozitive. Zonja e Vjetër e nisi fuqishëm përballjen, duke rrezikuar nga fillimi.

Goli i parë për bardhezinjte erdhi në minutën e 19-të, kur Maduka Okoye e futi topin në rrjetën e skuadrës së tij, Udineses. Thuram beri nje ikje te bukur ne zone dhe goditje te forte, topi kapi shtyllen pingule te dyte dhe me pas u kthye duke prekur portierin dhe futur ne rrjete.

Nicolo Savona e dyfishoi epërsinë për Juventusin në minutën e 37-të pas nje tjeter topi te kthyer nga shtylla pas goditjes se Yildiz, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me qetësi të madhe.

Në 45 minutat e dytë, Udinese ishte më kërkuese dhe tentoi disa herë që të shënonte golin e parë. Keinan Davis rrezikoi në minutën e 80-të, por që portieri i Juventusit ishte shumë i vëmendshëm.

Tre minuta më vonë, Lorenzo Lucca lëshoi një goditje me kokë, por që ajo përfundoi jashtë. Juventusi rikthehet tek fitoja pas dy barazimesh, duke shkuar në kuotën e 21 pikëve, ndërsa në javen e 12-të takohet me Torinon.

GOLI I 0-1 (VIDEO)

GOLI I 0-1 (VIDEO)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit