Barcelona duket se tashmë nuk ka thuajse shpresa fare për të transferuar Nico Ëilliams edhe pse ky i fundit dukej shumë pranë transferimit te katalanasit gjatë kohës së Euro 2024, nisur edhe nga raporti i shkëlqyer me Lamine Yamal, pasi të dy u zbavitën dhe triumfuan në Gjermani me Spanjën.
Klauzola prej 60 mln eurosh sigurisht që nuk ishte problem dhe Laporta theksoi se i kishin paratë për ta paguar dhe madje u bë gati gjithçka por ndodhi e papritura e madhe. Nico Ëilliams që duhet të kthente përgjigje me t’u nisur me pushime “fiku telefonin” dhe nuk ktheu më përgjgije.
Edhe pse drejtuesit e Barcelonës patën shpresë deri më sot, tani e kanë kuptuar se është e pamundur dhe në fakt janë hedhur all in për te Dani Olmo, pasi i është refuzuar oferta e parë nga Leipzig që përfshinte në fakt një shifër bazë prej gati 40 mln euro dhe nga 20 mln euro të tjera bonus për fitimin e La Liga-s dy herë brenda një periudhë kohe dhe gjithashtu të Champions League.
Oferta e re duhet të jetë 50 mln euro bazë dhe bonuse (flitet për 20 mln euro) disa të lehta dhe disa vështirë të arritshme. Ndërkohë, Nico Ëilliams do të vazhdojë te Athletic Bilbao të paktën edhe 1 sezon tjetër por mund të vijë rritja e rrogës dhe rinovimi i kontratës duke cuar në klauzolë 100 mln euro nga vera e ardhshme e tej. Ai fiton aktualisht rreth 10 mln euro bruto te klubi bardhekuq.