Shumë dëmtime, Carlo Ancelotti ngre alarmin: Lojtarët nuk pushojnë sa duhet

11 Nëntor 2024
8:48
Telesport
back button

Real Madrid më në fund ka buzëqeshur pas një periudhe jo fort të mirë, pas fitores 4-0 ndaj Osasuna në kampionat. Gjithsesi, kjo ndeshje solli edhe një notë negative, dëmtimin e rëndë të Eder Militao.

Me shumë gjasa, mbrojtësi e ka mbyllur që tani sezonin ose do të ketë një ndalesë të gjatë. Këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri Carlo Ancelotti, që më së shutmi theksoi se lojtarët nuk pushojnë mjaftueshëm.

Është një kalendar ndeshjes shumë i ngjeshur, çka nuk i lejon lojtarët të pushojnë sa duhet. Ky është një problem i përgjithshëm, jo ​​vetëm i yni, por dëmtimet e rënda po shtohen shumë”, tha Ancelotti.

Më tej, trajneri Ancelotti u shpreh për merkaton e mundshme të “los blancos” në janar, duke parë dëmtimet e shumta: “Nuk e di se çfarë të bëjmë tani. Do të vlerësojmë në muajt e ardhshëm situatën dhe do të veprojmë. Tani për tani nuk mund të bëjmë asgjë”.

Duke folur për fitoren, ai shtoi: “Ishte një ndeshje e mirë, e nisëm me kontroll, pa u nxituar. Psa golit të parë ishte edhe më e lehtë. Mbappé nuk shënoi, por luajti mirë, mori pjesë në shumë aksione. Jam i kënaqur me lojën e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit