Si të mos mjaftonte Lukaku, alarm tek Interi edhe për yllin tjetër të sulmit

2 Tetor 2022
14:31
Alfred Lleshi
back button

Barça do të përballet me Interin të martën, në xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat në aspiratat e tyre për t’u kualifikuar në 1/16 të kompeticionit elitar kontinental për klubet.

Barça mbërrin mirë në këtë sfidë delikate, pasi shtoi fitoren e gjashtë radhazi në La Liga, ndërsa Interi po kalon shumë probleme, teksa i ka humbur dy ndeshjet e fundit në Serie A, të fundit të shtunën kundër Romës së José Mourinhos (1-2). Zikaltrit janë të shtatët në klasifikimin e kompeticionit vendas dhe trajneri Simone Inzaghi ka filluar të jetë në pikëpyetje.

Skuadra italiane ka shumë probleme me portën dhe mund të ketë akoma më shumë kundër Barçës. Interi humbi një nga lojtarët më të rrezikshëm, Romelu Lukaku, më 26 gusht dhe belgu nuk do të luajë as kundër Barçës.

Ai u “përjashtua” nga Inzaghi, i cili shpreson se Lukaku mund të rishfaqet kundër Sassuolo fundjavën e ardhshme. Përveç kësaj, Lautaro Martínez e mbylli ndeshjen kundër Romës me probleme muskulore dhe përballja e tij ndaj Barçës është në dyshim.

Argjentinasi do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e këtyre shqetësimeve në njërën kofshë. Nëse Lautaro Martínez mungon, duhet të jetë ish-lojtari i Sevilla, Joaquín Correa, shoqëruesi i Dzekos në sulm, të martën në mbrëmje në Champions.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit