Simeone blindon sulmin, arrin akordin me yllin

26 Mars 2020
17:01
Eraldo Harlicaj
back button

Atletico Madridi ka arritur akordin me Chelsean për blerjen përfundimtare të kartonit të Alvaro Moratës. Sulmuesi spanjoll ka bërë mirë me ekipin e trajnerit Diego Simeones dhe është përshtatur si duhet. 

Shtatlarti nuk do të rikthehet në Angli, pasi nuk arriti të bënte mirë dhe vuajti jo pak në Londër. Sulmuesi ka gjetur ritmin duke qenë se ka patur fat dhe pas dëmtimit të Diego Costës duke luajtur më shumë. 

AS shkruan se madrilenët janë gati të paguajnë kartonin e lojtarit të tyre. Vera do të jetë e nxehtë dhe Atletico do të bëjë një blerje mjaft të mirë në merkaton. Ata duket se në k%të mënyrë kanë blindur sulmin. 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit