Simeone dhe ndeshja e kthesës: Kam parë disa përmirësime pas asaj sfide

8 Korrik 2020
19:05
Denis Hakanaj
back button

Kohët e fundit Atletico Madrid ka koleksionuar me njëfarë rregullsie disa vende të dyta. Pozicionime prestigjioze, por që kanë kontribuar në krijimin e bindjes se Colchoneros nuk janë në gjendje të kalojë pengesën e fundit.

Një tendencë që madrilenët duan ta ndërpresin, ndoshta duke filluar nga ky sezon. Trajneri Diego Simeone është i bindur se hapi i parë është hedhur.

Meritë e arritjes në 1/8-at e Champions League, kur Atletico eliminoi Liverpool-in kampion në fuqi.

“Kam parë disa përmirësime pas ndeshjes me Liverpool-in, lojtarët kanë punuar shumë”, ka thënë trajneri argjentinas.

“Kam folur individualisht me ata kur nuk kemi pasur mundësi të stërvitemi, por më pas jemi kthyer në fushë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Nga ai moment e në vazhdim kemi parë një përmirësim te lojtarë si Morata, Correa, Carrasco dhe Llorente”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit