Simeone: “Diferenca ​​me Real-in dhe Barçën? Jua them pas merkatos”

18 Gusht 2024
15:27
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madridi do të përballet nesër me Villarrealin në javën e parë të La Ligas. Trajneri i Colchoneros, Diego Simeone, foli në konferencën për shtyp për objektivat sezonalë, duke shtyrë çdo diskutim deri në mbylljen e merkatos:

“Diferenca ​​me Barcelona-n dhe Real Madrid-in? Prisni derisa të mbyllet merkato dhe pastaj do të përgjigjem. Ne përpiqemi të vazhdojmë të përmirësohemi, e kuptojmë që çdo vit nuk është i njëjtë për të sjellë lojtarë, ka raste kur nevojat janë të ndryshme dhe ne përshtatemi me atë që mund të bëhet”.

Cholo ka folur edhe për Julian Alvarez, një goditje e re që erdhi javët e fundit:

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, s’ka pak që ka ardhur, bëri katër seanca stërvitore me ne. Është duke u përshtatur, ka luajtur në Copa América dhe Lojërat Olimpike të Parisit dhe ka pushuar pak.

“Nuk ka pasur pushim të plota pastër sepse ishte i fokusuar në të ardhmen e tij. Unë e shoh atë mirë, me entuziazëm dhe si dikush që e di se ku ka mbërritur. Të gjitha karakteristikat e tij janë afër ADN-së së Atletico Madrid.

Më pas për Sorloth: “Karakteristikat e tij janë të rëndësishme, sezonin e kaluar ai prodhoi disa numra të jashtëzakonshëm.

“Ka nevojë për ndihmën e ekipit që të mund të luajë brenda zonës, që është gjëja e duhur për të. Edhe në kundërsulm apo nga mbrapa, na ndihmon të sulmojmë më mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit