Simeone: Duhet t’i dënojmë fajtorët, por duhen ndëshkuar edhe ata që provokojnë

30 Shtator 2024
8:28
Alfred Lleshi
back button

Cholo Simeone analizoi atë që ndodhi në “Cívitas Metropolitano”, gjatë barazimit në derbin kundër Real Madridit. Pak para hedhjes së sendeve ndaj Thibaut Courtois, portieri i Real Madridit kishte marre thirrjet “vdekje Courtois”, siç është riprodhuar nga programi “El Chiringuito”. Kamerat e “Movistar Plus+” kapën gjestet provokuese të Thibaut Courtois për tifozët e Atlético Madridit pas golit të Militao, që e kaloi Real Madridin në avantazh 1-0.

Leximi i incidenteve – “Personat që i kanë bërë këto incidente do të marrin dënimin e klubit. Ne nuk kemi nevojë për ata njerëz në tribunë, asgjë nuk i justifikon veprimet e ndaluara. Institucionet duhet të veprojnë, edhe ata që nxisin duhet të ndëshkohen”.

Courtois, i njohuri i vjetër – “Nuk duhet të ndodhë më, jo. Klubet janë të parat që nuk duhet ta lejojnë. Kujdes, ne nuk jemi viktima. Ajo që bëhet kur provokohet Griezmann nuk është e drejtë, Simeone apo kushdo qoftë”.

Loja – “Nuk ishte ndeshja që imagjinonim. Në pjesën e dytë ishim mirë, kur Real Madridi shënoi. Goli i pësuar na shkundi, më pas skuadra hyri në ritmin e vet dhe luajti në një mënyrë tjetër. E meritonim barazimin në këtë ndeshje, ku nuk pati shumë mundësi në zonat respektive”.

Mesazhi për fansat – “Ata thanë se i kishte provokuar portieri rival. Ai veprim nuk e justifikon atë që ata bënë, por edhe ata që provokojnë mund të ndëshkohen”.

Biseda me Courtois – “I thashë të jetë i qetë. Ne nuk kemi nevojë për ata tifozë në tribunë. Kujdes me çdonjërin prej nesh, që luaë viktimën, gjithsesi. Ju mund ta shihni Courtois kur akuzon tifozët dhe qesh”.

Protagonisti i golit – “Correa është një nga lojtarët me më shumë paraqitje tek Atlético Madridi. Ai gjithmonë ka dashur të jetë titullar, por duhet të gjej ekuilibrin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit