Simeone e largon nga Atletico Madrid: Juventus hidhet në sulm

18 Tetor 2022
17:42
Denis Hakanaj
back button

Pak javë para fillimit të Kupës së Botës në Katar, që do të shënojë përfundimin e pjesës së parë të sezonit, bardhezinjtë e Massimiliano Allegri-t nuk janë ende në maksimumin e formës, duke marrë parasysh edhe rezultatet.

Një ndihmë për bardhezinjtë sigurisht që do të vijë nga merkato e  janarit, që, siç e pamë sezonin e kaluar, mund të mos jetë aq e qetë sa pritet.

Drejtuesit e Juventus do të lëviznin kryesisht për të përforcuar mbrojtjen, por ditët e fundit, sipas asaj që raporton Tuttosport, vëmendja e klubit duket se është zhvendosur te një ish-tifoz i Juventus-it.

Bëhet fjalë për Rodrigo De Paul, ish-lojtar i Udinese-s me të cilët ka bërë 184 paraqitje, ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 36 asiste në 5 sezone.

Ish-futbollisti i klubit Friulian ka qenë shumë afër Juventus-it në të kaluarën, por kalimi i tij tek Atletico Madrid vitin e kaluar i shoi shpresat.

Tashmë marrëdhëniet mes lojtarit dhe klubit janë shumë të tensionuara: sipas raportimeve nga disa media spanjolle, në fakt, lojtari do të nxirret në shitje pas mosmarrëveshjeve me Simeone-n për shkak të aktivizimit të mesfushorit 28-vjeçar.

Pakënaqësi që i kanë rrënjët në të kaluarën, kur vetë De Paul kërkoi leje për të mos marrë pjesë në ndeshjen ndaj Sevilla-s, duke shkuar në Argjentinë për arsye personale, vetëm për t’u shfaqur në një festë.

Miqësia me Paredes dhe Di Maria dhe pasaporta e tij e komunitarit mund të lehtësojë negociatat, por rregullat e rrepta të La Liga-s, nga ana tjetër, mund ta komplikojnë atë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit